Numri i viktimave nga tajfuni në Filipine është rritur në 40 persona, njoftuan autoritetet pasditen e sotme pasi stuhia e fuqishme shkaktoi reshje të dendura dhe përmbytje në zonat qendrore të vendit, duke përmbytur shtëpi dhe detyruar mijëra banorë të evakuohen.
Sipas burimeve, edhe pse Kalmagi i njohur në vend me emrin “Tino”, është dobësuar që prej momentit kur goditi vendin në orët e para të mëngjesit të së martës, vazhdon të përfshijë.
Filipinet me erëra që arrijnë deri në 130 km/orë dhe me rrëmbime deri në 180 km/orë, ndërsa lëviz mbi ishujt Visayas në drejtim të veriut të Palaëanit dhe Detit të Kinës Jugore.
Një helikopter ushtarak u rrëzua gjatë një misioni ndihme, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit. Ushtria filipinase njoftoi se një ekip kërkimi dhe shpëtimi gjeti trupat e pajetë të pilotit dhe anëtarëve të tjerë të ekuipazhit të helikopterit Huey në ishullin Mindanao.