Mislav Karoglan është kroati që shfaqet si alternativë për Partizanin siç zbulon “Panorama Sport”. 44-vjeçari drejtoi Ballkanin për herë të fundit në Superligën e Kosovës.
Partizani shkarkoi Florin Bratun pas humbjes në derbi. Disfata me rezultatin 1-3 në stadiumin “Air Albania” nuk u kapërdi, duke qenë se ekipi regjistron vetëm 4 pikë pas gjashtë javësh dhe mban vendin e parafundit në renditje.
Detyrën e trajnerit e merrte te Ballkani më 25 nëntor të vitit të kaluar pas Orges Shehit, pikërisht me ekipin në vendin e tretë. Në të njëjtin pozicion u mbyll edhe sezoni. Karoglan ndërkohë kërkoi largimin për arsye personale nga Ballkani pas dy javësh të këtij sezoni, më 26 gusht.
Më parë ndërkohë drejtonte edhe Hajduk Splitin dy herë, Istrën dhe Sherif Tiraspolin. Këto eksperienca regjistrohen që nga viti 2022 ku punon si trajner i parë.
Partizani aktualisht drejtohet në stërvitje nga Alfred Deliallisi. Ky i fundit është trajner i ekipit B.