11
Dhjetra protestues nga mbarë Kosova janë mbledhur në kryeqytet për të marshuar në shenjë proteste ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt.
Me thirrjet “Shteti i ka duart me gjak” dhe “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre dhe kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin.
Destinacioni i parë i marshimit është Ministria e Drejtësisë, e drejtuar nga Donika Gërvalla.
Përmes pankartave dhe thirrjeve, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e personave që i konsiderojnë përgjegjës, përfshirë ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.