Mijëra hektarë janë djegur dhe 3000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të një zjarri të madh që shpërtheu mëngjesin e së martës në Ocean County, New Jersey , SHBA.
Sipas Shërbimit të Zjarrfikësve në Nju Xhersi, zjarri u përhap me shpejtësi. Që nga mëngjesi i sotëm, vetëm 10% ishin vënë nën kontroll, ndërsa shkaqet e shpërthimit të tij mbeten nën hetim.
Siç raportojnë mediat amerikane , deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por më shumë se 1300 ndërtesa janë të kërcënuara nga flakët.
Shefi i policisë së qarkut Ocean John Lombardi tha për rrjetin amerikan se disa biznese në një park industrial në qytetin e Lacey tashmë kanë pësuar dëme.
“Deri më tani, nuk duket të ketë dëme të mëdha në banesa, megjithatë, situata mbetet e rrjedhshme,”vuri në dukje ai.
Retë e dendura tymi kanë mbuluar zonën dhe autoritetet lokale kanë lëshuar një paralajmërim për banorët e qarkut për përkeqësimin e cilësisë së ajrit. Pamjet ajrore të publikuara nga mediat lokale tregojnë ndërtesa që tashmë janë djegur, ndërsa zjarrfikësit luftojnë për të mbrojtur strukturat e mbetura.