Ish nënkryetarja e Lëvizjes Besa, profesorja Besa Kadriu përmes një postimi ka reaguar ndaj poshtërimit që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski i bëri të parit të komunës së Tetovës Bilall Kasami. Në reagimin e saj Kadriu shkruan se:
“Në mes të Tetovës, por JO në emrin tonë!
Sot, përfaqësues të Qeverisë së RMV-së, të udhëhequr nga një orientim antishqiptar, guxuan të flasin në emër të Komunës së Tetovës ️ – duke promovuar një “donacion” të ardhur nga Serbia , një shtet që tradicionalisht armiku i shqiptarëve.”
Në mes të Tetovës, por JO në emrin tonë!
Sot, përfaqësues të Qeverisë së RMV-së, të udhëhequr nga një orientim antishqiptar, guxuan të flasin në emër të Komunës së Tetovës ️ – duke promovuar një “donacion” të ardhur nga Serbia , një shtet që tradicionalisht armiku i shqiptarëve.Kjo nuk është rastësi – është skenar!
Bashkimi Evropian e tha qartë: ndikimi i bllokut serb është alarm për vendin dhe demokracinë.
Ndërkohë, këta propagandistë ngatërrojnë kultet fetare me kalkulime politike ditore, për të fshehur qëllimin e vërtetë: nënshtrimin simbolik dhe politik të shqiptarëve.
Tetova nuk është dekor për propagandë!
Shqiptarët nuk janë spektatorë! Ne jemi faktorë, me zë të qartë politik, me histori dhe dinjitet që nuk blihet me “dhurata” mashtruese.
Dinjiteti nuk është për shitje!