Juventusi tashmë ka marrë miratimin e yllit të Kosovës, Edon Zhegrova dhe tani janë duke negociuar me Lille për një marrëveshje që pritet të arrijë në shifrën 18-20 milionë euro.
Zhegrova shihet si një lojtar që mund të luajë në disa pozicione – në krah, pas sulmuesit apo edhe si sulmues i dytë.
Trajneri Igor Tudor e vlerëson shumë dhe e sheh si element kyç për projektin afatgjatë të Juventusit.
Për ta mbyllur marrëveshjen, klubi duhet fillimisht të përfundojë largimin e Nico Gonzalez drejt Atletico Madridit.
Ky transferim pritet të sjellë të ardhurat e nevojshme për ta finalizuar blerjen e kosovarit.
Lille është e gatshme ta shesë lojtarin, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2026 dhe rrezikon të largohet si lojtar i lirë.
Ndërkohë, Marseille dhe disa klube të Premier Ligës mbeten në prapaskenë, por Zhegrova e dëshiron Juventusin.
Draft-kontrata është gati, me Zhegrovën që pritet të fitojë 2.5 milionë euro në sezon deri në vitin 2030.
Negociatat janë në fazën e fundit dhe të gjitha palët besojnë se marrëveshja mund të zyrtarizohet së shpejti.