Sulmet izraelite goditën kryeqytetin jemenas Sanaa të dielën në shenjë hakmarrjeje për raketat e Houthëve të lëshuara drejt Izraelit, me mediat e grupit Houthi që thanë se sulmi vrau të paktën dy persona dhe plagosi pesë.
Sulmet janë të fundit në më shumë se një vit sulmesh dhe kundërsulmesh të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe militantëve Houthi në Jemen, pjesë e një vazhdimësie nga lufta në Gaza.
Agjencia e lajmeve Saba e kontrolluar nga Houth-ët theksoi se sulmet vranë të paktën dy persona dhe plagosën pesë.
“Sulmet u kryen në përgjigje të sulmeve të përsëritura nga regjimi terrorist Houthi kundër Shtetit të Izraelit dhe civilëve të tij, duke përfshirë lëshimin e raketave tokë-tokë dhe UAV-ve drejt territorit izraelit në ditët e fundit”, tha ushtria në një deklaratë.
Të premten, Huthët thanë se kishin qëlluar një raketë balistike drejt Izraelit në sulmin e tyre të fundit, të cilin ata thanë se ishte në mbështetje të palestinezëve në Gaza.
Një zyrtar i Forcave Ajrore Izraelite tregoi të dielën se raketa ka shumë të ngjarë të mbante disa nën-municione “të destinuara të shpërthenin pas goditjes”.
“Kjo është hera e parë që ky lloj rakete është lëshuar nga Jemeni”, ka thënë zyrtari.
Që kur lufta e Izraelit në Gaza kundër grupit militant palestinez Hamas filloi në tetor 2023, Houth-ët e lidhur me Iranin kanë sulmuar anije në Detin e Kuq në atë që ata e përshkruajnë si akte solidariteti me palestinezët.
Ata gjithashtu kanë qëlluar shpesh raketa drejt Izraelit, shumica e të cilave janë kapur. Izraeli është përgjigjur me sulme në zonat e kontrolluara nga Houthët në Jemen, përfshirë portin jetësor të Hodeidah.