Për të gjithë ata që e diela i ka gjetur në shtëpi dhe jo në plazh, Living ju sjell peshkun direkt nga deti në tiganin tuaj.
Edhe pse në recetën e sotme do t’ju sjellim një version të peshkut në furrë nga shefi i njohur, Gordon Ramsey.
Përbërësit për 4 persona:
-4 levrekë ose peshk tjetër sipas dëshirës,
-bukë e thekur e grirë
-djathë Parmigiano i grirë,
-kripë-piper sipas nevojës, borzilok,
-domate qershi,
-vaj ulliri,
-hudhër.
Përgatitja:
Ndezim furrën me 180°C. Në një tigan ngrohim 2-3 lugë vaj ulliri me një thelb hudhër. Sapo vaji të jetë nxehur, shtojmë domatet të ndara në mes dhe i skuqim dhe këto për 2-3 minuta me flakë të lartë. I kriposim dhe i lëmë mënjanë. Në një tas përziejmë djathin e grirë, bukën e thekur të grirë duke pasur parasysh që për dy lugë bukë të thekur do të hedhim 1 lugë djathë të grirë. Shtojmë borzilok të freskët të copëtuar me dorë, 2-3 lugë vaj ulliri dhe i përziejmë mirë me dorë. Mbulojmë me to filetat e peshkut, të cilat i kemi vënë në tavë të lyer me vaj ulliri ose me letër furre dhe i kemi rregulluar më parë për kripë e piper. I pjekim në furrë për 30/35 minuta ose derisa të kenë marrë ngjyrë. I shërbejmë të vakëta me domatet e skuqura. Ju bëftë mirë !