Përbërësit:
5-6 patate mesatare
3-4 karrota
1 qepë e madhe
2 thelpinj hudhër (opsionale)
1 gjethe dafine
3-4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle koncentrat domateje
Ujë ose lëng perimesh/ mishi (rreth 1 litër)
Pak majdanoz i freskët për sipër
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Qërojmë patatet dhe karrotat, i presim në kubikë mesatare. Qepën e grijmë imët dhe hudhrat i shtypim. Në një tenxhere nxehim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. Shtojmë koncentratin e domates ose domatet e grira dhe vijojmë me kaurdisjen. Më pas hedhim patatet dhe karrotat. I përziejmë mirë që të marrin shije, shtojmë gjethe dafine, kripë e piper. E mbulojmë me ujë ose lëng perimesh/mishi dhe e lëmë gjellën të gatuhet në zjarr mesatar derisa patatet dhe karrotat të zbuten (rreth 25-30 minuta). Në fund heqim gjethen e dafinës dhe shtojmë majdanozin e freskët për aromë.
Këshilla nga Albana: Mund të hedhësh pak selino ose bizele në fund për ngjyrë dhe shije. Për një shije më të pasur, përdor lëng kockash ose lëng pule në vend të ujit.