Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për programin “Siguria e të rinjve”, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan zhvilloi një takim pune me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet arsimore.
Në takim morën pjesë shefi i Sektorit të Rendit Publik në DVP Elbasan, Shefi i Seksionit të Policimit në Komunitet, koordinatorja e SPZ-ve, SPZ‑të e Komisariatit Elbasan, shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Elbasan, oficerët e sigurisë pranë shkollave, psikologë dhe punonjës socialë, të cilët së bashku diskutuan çështjet më të rëndësishme që lidhen me sigurinë në shkolla.
Gjatë këtij takimi u trajtuan:
✅ Masat për parandalimin e ngjarjeve që cënojnë sigurinë në institucione arsimore,
✅ Rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes policisë, stafit arsimor dhe prindërve për të krijuar një mjedis të sigurt,
✅ Forcimi i rolit të oficerëve të sigurisë në shkolla në monitorimin dhe ndërhyrjen në raste të veçanta,
✅ Zhvillimi i aktiviteteve ndërgjegjësuese për nxënësit me qëllim edukimin e tyre dhe largimin nga fenomenet negative si dhuna dhe bullizmi.
DVP Elbasan mbetet e angazhuar në garantimin e një ambienti arsimor të sigurt dhe të qetë për nxënësit dhe të rinjtë, duke forcuar bashkëpunimin me institucionet arsimore, psikologët, punonjësit socialë dhe komunitetin.
Elbasan/Takim Institucional për Rritjen e Sigurisë në Shkolla
21