Në orët e para të mëngjesit policia ka marrë një ankesë se dy persona në Dragash po ndikojnë në procesin zgjedhor në kundërshtim me ligjin.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, që pohoi se pas ankesës janë intervistuar dy persona.
Bytyqi bëri të ditur se askush nuk është arrestuar apo ndaluar, pasi nuk janë gjetur elemente për fillimin e ndonjë hetimi lidhur me ndonjë vepër penale.
“Mbrëmë, konkretisht sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 02:00 në Dragash, pas një ankese, janë intervistuar dy persona. Megjithatë, askush nuk është arrestuar apo ndaluar, pasi nuk janë gjetur elemente për fillimin e ndonjë hetimi lidhur me ndonjë vepër penale”, ka thënë Bytyqi.
Burimet e IndeksOnline pohojnë se të intervistuarit në fjalë janë ish-drejtori i Administratës Komunale, Vetim Ramadani dhe djali i kryetarit aktual të Dragashit, Agron Xheladini.