Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në një intervistë për emisionin “60 Minutes” për televizionin “CBS” ka përmendur sërish luftrat që ai thotë se i ka ndalur, përcjell Reporteri.net.
Gjatë kësaj interviste, Presidenti Trump nxjerrë nga xhepi i xhaketës një letër ku ishin të renditura luftrat që ai tha se i kishte përfunduar.
Këtu ai të dytën e përmendi atë mes Kosovës dhe Serbisë
“I kam ndalur tetë luftëra. E dini si i zgjidha. Unë ju thashë, në shumë raste, në 60% të tyre, ‘Nëse nuk ndaloni luftën, do të vendos tarifa mbi të dy vendet tuaja dhe nuk do të mund të bëni biznes me Shtetet e Bashkuara. Kamboxhia dhe Tajlanda, Kosovë-Serbi, Kongo dhe Ruandë, Pakistan dhe Indi – Izrael dhe Ira – Egjipt dhe Etiopi – Armeni dhe Azerbajxhan dhe Israel e Hamas”
“Nuk ka askush në histori që të ketë zgjidhur tetë luftëra brenda një periudhe prej nëntë muajsh. Dhe unë i ndalova tetë luftëra”.
“Unë thjesht kujdesem për të shpëtuar jetë. Më ka mbetur vetëm një, Rusia dhe Ukraina”, thotë Trump në intervistë.
/Reporteri.net/