Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha sot se nuk ka arsye ligjore e as morale që ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë dhe se për këtë ai publikoi edhe një letër që i kishte dërguar kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova e ku kishte kërkuar lirimin e tyre.
Gucati tha se nuk beson në qëndrimet e Kurtit, duke e akuzuar atë se dikur vetë u kishte thënë ish-luftëtarëve të UÇK-së të shkojnë në Hagë.
Sa i përket letrës që Kurti tha se e ka dërguar në vitin 2022, ai tha se në atë kohë edhe ai ka qenë në burg por që nuk ka dëgjuat për këtë letër.
Lexo edhe:
Abdixhiku: Se Kurti me Konjufcën u përqafuan dje, s’do të thotë se qëndrimi i partive tjera ndryshon
“5 vjet padrejtësi”, OVL-UÇK me aksion para zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë
Zyra e BE-së në Kosovë konfirmon se personi i plagosur në Gjakovë është zyrtar i tyre: Jemi të tronditur nga…
“Unë nuk dua të besoj shumë në atë hiç, por dhashtë Zoti e ka bërë atë kërkesë. Unë në vitin 2022 kam qenë edhe unë në burg, me qenë do të kishim dëgjuar, nuk kemi dëgjuar kurrë. Nuk pres nga Albin Kurti asgjë, një njeri që ju ka thënë ju jeni me shku në Hagë, shkoni në Hagë. S’dua të besoj në asgjë në të”, tha Gucati ndër të tjera.