Ushtria izraelite njoftoi nisjen e një «operacioni të gjerë» kundër grupeve të armatosura palestineze në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar. «Gjatë natës, IDF ka filluar të veprojë në kuadër të një operacioni të gjerë kundër terrorizmit në rajonin verior të Samarias, ka deklaruar ushtria në një komunikatë, duke përdorur emërtimin biblik me të cilin izraelitët i referohen veriut të Bregut Perëndimor.
IDF saktësoi se nuk bëhet fjalë për një shtrirje të operacionit kundër terrorizmit të nisur në janar, që u pqërqndrua te kampet e refugjatëve palestinezë të zonës, por për një operacion të ri.
Trupat izraelite sulmuan qytetin e Tubas dhe fshatrat Tamun e Aqaba, në veri të Bregut Perëndimor, me forca të mëdha, me buldozerë dhe helikopterë në fluturim.
Këtë e raporton agjencia palestineze Wafa, pasi IDF njoftoi operacionin e ri kundër terrorizmit në zonë. Burime lokale kanë deklaruar se ushtarët kanë bastisur disa banesa, duke i dëmtuar, dhe kanë mbyllur disa rrugë në qarkun e Tubas-it. Autoritetet lokale kanë mbyllur shkollat publike dhe kopshtet e fëmijëve për arsye sigurie.
Forcat e armatosura izraelite pohojnë se goditën gjashtë militantë që me shumë mundësi kanë dalë nga tunelet në pjesën lindore të Rafahut, një zonë e kontrolluar nga IDF, ku besohet se dhjetëra luftëtarë të Hamasit janë të bllokuar nën tokë.
Ushtria shpjegon se «është identifikuar një objektiv», por ende nuk dihet sa prej anëtarëve të Hamasit janë vrarë gjatë sulmit.
Izraeli vijon ta trajtojë ende si kërcënim hamasin I cili së fundmi po tenton të shndërrohet. Gazeta Saudite Asharq Al-Ausat raportoi këtë të mërkurë se Udhëheqësit e Hamasit, si brenda ashtu edhe jashtë Rripit të Gazës, po diskutojnë mbi të ardhmen e grupit të armatosur palestinez dhe mund të jenë potencialisht të hapur për të diskutuar çarmatimin e tyre dhe shndërrimin në një forcë politike.