Do ta bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione
Ka votuar pak më parë kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Ai i ka ftuar qytetarët të votojnë sipas “bindjeve të tyre”.
Kreu i PDK-së ka thënë se pret që dita e zgjedhjeve të jetë e qetë.
“Pres rezultat të mirë”, tha ai.
“Do ta bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione, të mos ketë vakum institucional dhe vendi të ecë përpara”, tha ai kur u pyet nëse pret formim të shpejt të institucioneve.
Voton Haradinaj, iu bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në komunën e Deçanit.
Pas votimit, Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke theksuar rëndësinë që ky proces ka për të ardhmen e vendit.
Ai ka deklaruar se vota është vendimi më i madh që qytetarët mund të marrin për t’i dalë krah Kosovës dhe për të përcaktuar vitet që vijnë.
“Iu bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të vendosin për Kosovën dhe për të ardhmen e saj. Ky është vendimi më i madh që mund ta marrin për t’i dalë gjithmonë krah Kosovës”, ka deklaruar Haradin
Policia njofton për planin dhe angazhimet policore në mbarëvajtjen e zgjedhjeve sot
Policia e Kosovës ka njoftuar planin dhe angazhimet policore në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që po zhvillohet sot në Kosovë.
“Me qëllim që ky plan policor të realizohet sipas planifikimeve të parapara dhe me qëllim të ofrimit të sigurisë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, është paraparë të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës. Zyrtarët policor sipas planit operativ kanë filluar punën me orar 12 orësh, duke filluar nga ora 03:00, me hapjen e dhomave komanduese, përcjelljen e materialit senzitiv nga depot komunale në qendrat e votimit dhe vazhdimin e ofrimit të sigurisë.”
Policia thotë se sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ edhe në këtë proces zgjedhor është:
– Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.
– Ngritja e vigjilencës, sigurimi i qendrave të votimit, depove komunale dhe qendrës së numërimit të rezultateve.
– Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.
– Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.
Policia shton se ka caktuar zyrtarë/ hetues në drejtoritë rajonale për trajtimin e cdo rasti që lidhet me zgjedhjet.
“Sipas memorandumit të bashkëpunimit në mes të Policisë, Prokurorisë dhe KQZ-së, Policia e Kosovës ka caktuar zyrtarë/hetues në drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor, nën autorizimet e prokurorëve të caktuar për këtë çështje nga Prokuroria e Shtetit. Po ashtu janë caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në si dhe janë dhënë udhëzime për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor.”
KQZ nis publikimin e të dhënave, ky është numri i qytetarëve që kanë votuar deri më tani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vënë në funksion platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave mbi pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Përmes kësaj platforme, qytetarët do të kenë mundësi të informohen në kohë reale për pjesëmarrjen në votime, të dhëna që publikohen sipas komunave, qendrave të votimit dhe vendvotimeve. Po ashtu, aty do të bëhen publike edhe rezultatet preliminare të subjekteve politike.
Sipas të dhënave, deri më tani kanë votuar 51,163 qytetarë, apo 2,56%
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi i numërimit të votave për subjektet politike zhvillohet në vendvotime, menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit. Ndërkohë, numërimi i votave për kandidatët për deputetë realizohet në Qendrat Komunale të Numërimit.
Platforma elektronike e KQZ-së për rezultatet e zgjedhjeve është e qasshme në adresën:
Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut
Në Mitrovicë të Veriut, janë hapur vendvotimet dhe ka nisur votimi për zgjedhjet parlamentare.
Siç ndodh zakonisht në proceset zgjedhore, edhe në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur pranë selisë së Listës Serbe në Mitrovicë të Veriut.
Nga aty, ata pritet të nisen në mënyrë të organizuar dhe grupore drejt qendrave të votimit, me qëllim të shfrytëzimit të së drejtës së tyre për të votuar.
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Nga ora 7 e mëngjesit janë hapur vendvotimet në qendrat zgjedhore në komunat e Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë dhe janë hapur të gjitha qendrat e votimit, në të cilat tashmë ka nisur procesi i votimit.
“Materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimi. Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në konferencën e parë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sot.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 999 mijë e 24 persona. /Reporteri.net/
Këtu mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote se përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë.
Bëhet e ditur se për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes.
“Pas kësaj menjëherë do të hapet një faqe e re që do të shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku është caktuar të votojë, e cila mund të shikohet përmes GoogleMap”.
Kreu i KQZ-së: Qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka votuar sot në Pejë për zgjedhjet parlamentare, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë në procesin demokratik.
“Sot votohet për zgjedhjet nacionale parlamentare për Kuvendin e Kosovës”, tha Radoniqi, duke ftuar qytetarët “të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, për të zgjedhur kandidatët dhe përfaqësuesit e tyre të Republikës së Kosovës”.
Ai theksoi se, pavarësisht afateve të shkurtra dhe sfidave, KQZ-ja ka përfunduar me kohë të gjitha përgatitjet.
“Nga ana e KQZ-së, të gjitha përgatitjet janë bërë. Trajnimet dhe çështjet logjistike janë përfunduar me kohë dhe procesi ka nisur në orar,” deklaroi Radoniqi.
Kryetari i KQZ-së foli edhe për votimin jashtë vendit, duke vlerësuar se procesi ka shkuar mirë.
“Dje kemi pasur votimin në diasporë dhe, sipas njoftimeve, ka shkuar shumë mirë dhe ka qenë i qetë,” tha ai, duke shtuar se një pjesë e qytetarëve të regjistruar në përfaqësi diplomatike tashmë kanë votuar.
Sipas të dhënave të KQZ-së, nga votimi në përfaqësitë diplomatike, pa përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë, kanë votuar rreth 15 mijë qytetarë.
Radoniqi uroi që dita e zgjedhjeve të kalojë pa probleme. “Uroj të jetë një ditë e qetë dhe e mbarë dhe që procesi të mos ketë asnjë problem”, përfundoi ai.
Ky është orari i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet e sotme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka planifikuar mbajtjen e disa konferencave gjatë ditës së sotme, me qëllim të informimit për ecurinë e procesit të votimit në ditën e zgjedhjeve të parakohshme.
Nga KQZ njoftohet se, konferenca e parë që do të mbahet do të jetë ajo e orës 08:00.
Njoftimi:
Konferenca e parë do të mbahet në orën 08:00 dhe ka për qëllim të njoftojë qytetarët lidhur me hapjen e qendrave të votimit.
Konferenca e dytë do të mbahet në orën 11:30. Në këtë konferencë do të bëhet e ditur pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 si dhe ecuria e procesit zgjedhor.
Konferenca e tretë do të mbahet në orën 15:30 për të prezantuar të dhënat lidhur me daljen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë.
Konferenca e katërt do të mbahet në orën 19:30, ku do të bëhet e ditur përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në zgjedhje dhe fillimin e numërimit të fletëvotimeve.
Për orën e saktë të mbajtjes së konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve preliminare të subjekteve politike, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.
Përveç këtyre konferencave të rregullta, KQZ do të publikojë në platformën e rezultateve statistika nga pjesëmarrja e votuesve në votime, në këto orare: 09:00, 13:00 dhe 17:00.
Rreth 100 prokurorë të angazhuar për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e sotme
Rreth 2 milionë shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, ditën e sotme pritet t’u drejtohen kutive votuese për të zgjedhur përbërjen e Kuvendit.
Qytetarët e Kosovës do të votojnë për herë të dytë brenda këtij viti për përbërjen e Kuvendit.
Në këtë kuadër, gjatë ditës së zgjedhjeve do të jenë të angazhduar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial.
“Ata do të jenë të shpërndarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të plotë të procesit zgjedhor, me qëllim të trajtimit dhe procedimit të çdo parregullsie apo shkeljeje të mundshme ligjore që mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve”, është bërë e ditur nga Prokuroria e Shtetit.
Prokurori i Shtetit ka ftuar qytetarët, subjektet politike, institucionet dhe organizatat e ndryshme që të denoncojnë pranë prokurorive kompetente çdo rast për të cilin dyshohet se ka keqpërdorim apo manipulim të votës, në çfarëdo forme dhe nga kushdo qoftë.
Kosova sot voton në zgjedhjet parakohshme
Rreth 2 milionë shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, ditën e sotme pritet t’u drejtohen kutive votuese për të zgjedhur përbërjen e Kuvendit.
Qytetarët e Kosovës do të votojnë për herë të dytë brenda këtij viti për përbërjen e Kuvendit.
Procesi zgjedhor është paraparë të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.
Në garë për të zënë një vend në Kuvendin e Kosovës janë gjithsej 1.146 kandidatë për deputetë nga 23 subjektet politike të cilat garojnë në këto zgjedhje.
Policia tashmë ka njoftuar se ka hartuar planin operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të së dielës, në aspektin e sigurisë së procesit zgjedhor dhe koordinimit ndërinstitucional.
Policia inkurajon qytetarët për bashkëpunim dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar apo veprim të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor. Për mbarëvajtje të këtij procesi zgjedhor janë të angazhuar edhe rreth 100 prokurorë të shtetit.
Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 19:00, kur pritet të përfundojë procesi i votimit në mbarë vendin.
Vit i zgjedhjeve, qytetarët e Kosovës nesër sërish drejt kutive të votimit
Rreth 2 milionë shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, ditën e nesërme pritet t’u drejtohen kutive votuese për të zgjedhur përbërjen e Kuvendit.
Qytetarët e Kosovës do të votojnë për herë të dytë brenda këtij viti për përbërjen e Kuvendit të Kosovës.
Procesi zgjedhor është paraparë të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.
Në garë për të zënë një vend në Kuvendin e Kosovës janë gjithsej 1.146 kandidatë për deputetë nga 23 subjektet politike të cilat garojnë në këto zgjedhje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tashmë gjithçka është gati për zgjedhjet e nesërme.
Ndërkohë sot u votua në përfaqësitë diplomatike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike të Kosovës, ndërkohë në orën 01:00 pas mesnatës, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në 4 përfaqësitë tjera, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radobiqi ka thënë se procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë parregullsi.
Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike ku është mbyllur votimi, por edhe nga të dhënat e orës 13:00 nga votimi në SHBA dhe Kanada, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 81.29% apo 15,597 votues.
Policia tashmë ka njoftuar se ka hartuar planin operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të së dielës, në aspektin e sigurisë së procesit zgjedhor dhe koordinimit ndërinstitucional.
Policia inkurajon qytetarët për bashkëpunim dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar apo veprim të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor. Për mbarëvajtje të këtij procesi zgjedhor janë të angazhuar edhe rreth 100 prokurorë të shtetit.
Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 19:00, kur pritet të përfundojë procesi i votimit në mbarë vendin
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike të Kosovës, ndërkohë në orën 01:00 pas mesnatës, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në 4 përfaqësitë tjera, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radobiqi ka thënë se procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë parregullsi.
Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike ku është mbyllur votimi, por edhe nga të dhënat e orës 13:00 nga votimi në SHBA dhe Kanada, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 81.29% apo 15,597 votues.
“Sipas procedurave, këto fletëvotime nuk do të numërohen në përfaqësi diplomatike, por gjatë ditëve në vazhdim do të sillen në Kosovë dhe numërimi i tyre do të bëhet në vendin tonë”, tha Radoniqi.
KQZ: Mbi 7 mijë mërgimtarë votuan deri në orën 13:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e dytë për media ka njoftuar se mbi 7 mijë votues kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës deri në orën 13:00, shkruan Reporteri.net.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se nga 19 mijë e 187 votuesit në përgjithësi, nga ora 7 e mëngjesit deri në 13:00 kanë votuar 7,079 persona apo 36.89 për qind.
Elezi ka njoftuar se tashmë ka filluar votimi edhe në përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.
Ai ka theksuar se procesi i votimit në të 29 përfaqësitë është duke u zhvilluar pa ndonjë pengesë.
“Sipas të dhënave nga 24 përfaqësi diplomatike, deri në orën 13:00 nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 36.89% apo 7.079 votues”, ka thënë ai.