Mbrëmë, rreth orës 23:30, një njësi e Policisë së rajonit të Prishtinës ka identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit Mazda, me targa të shtetit të Serbisë, në zonën e Graçanicës.
Në automjet ndodheshin tre persona të nacionalitetit serb: L.D. (23 vjeç), J.P. (23 vjeç) dhe D.D. (22 vjeç).
Gjatë kontrollit të kryer ndaj veturës dhe personave, janë gjetur disa afishe dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si edhe një pajisje dron, që ndodhej brenda automjetit.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Graçanicë, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.
Rasti është trajtuar në bashkëpunim me prokurorin e shtetit dhe ndaj të dyshuarve është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale:
“Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” – sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprim apo dukuri që cenon sigurinë dhe rendin publi