Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një takim të ‘papritur’ me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa.
Ngjarja u mbajt në zyrat e presidencës turke dhe nuk ishte paralajmëruar më parë nga palët përkatëse.
Në këtë takim morën pjesë figura kyçe nga turke si, Ministri i Jashtëm Hakan Fidan, Ministrin e Mbrojtjes Yasar Guler, Shefin e Inteligjencës Kombëtare MIT, Ibrahim Kalin, si dhe Drejtorin e Drejtorisë së Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Gorgun.
Nga pala siriane ishin të pranishëm Ministri i Jashtëm Assad Hassan Sheibani dhe disa zyrtarë të lartë të tjerë.
Ky takim vjen në një moment kur marrëdhëniet rajonale po shfaqin dinamika të reja, ndërsa dy vendet synojnë të rishikojnë dhe thellojnë bashkëpunimin mes tyre në fusha të ndryshme.
Detajet e diskutimeve nuk janë bërë publike, por takimi befasues ngre interes dhe spekulime mbi drejtimin që do të marrë dialogu turko-sirian në të ardhmen e afërt.