Një përleshje me grushte, dhe çadra të përdorura si armë ka shpërthyer midis turistëve britanikë dhe tregtarëve turq në resortin turistik të Alanyas .
Sipas mediave lokale, përleshja filloi jashtë një butiku në rrugën Ataturk kur një grup prej gjashtë britanikësh filluan të ziheshin me një shitës që ishte ulur në hyrje të biznesit të tij.
Videoja tregon pronarin e lokalit duke rënë përtokë pasi është goditur me grushte dhe shqelma, ndërsa kolegët e tij vrapojnë për ta ndihmuar.
Pjesëmarrësit në sherr filluan të qëllonin me shkopinj dhe objekte të ndryshme ndaj njëri-tjetrit, ndërsa kalimtarët ishin të tmerruar nga kaosi i shkaktuar.
Sherri përfundoi me grupin e paktë të turistëve që u tërhoq në një hotel aty pranë.
Mediat turke raportuan disa të plagosur dhe autoritetet në qytetin e Alanyas vendosën një bllokim tre-ditor të biznesit ku filloi sherri.