Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orën 16:00 do të fillojë numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendet Komunale në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, në sallën “1 Tetori”.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se sot nisë numërimi për asamblistët. “Votat e kandidatëve për anëtarët e kuvendeve komunale numërohen në qendrat komunale të numërimit” tha ai.
Kjo është lista dhe adresat e 38 Qendrave Komunale të Numërimit për Zgjedhjet Lokale 2025, ku do të numërohen votat e kandidatëve për Kuvende Komunale.
Dje në Republikën e Kosovës janë mbajtur zgjedhjet komunale. Sipas të dhënave preliminare të pranuara të publikuara nga KQZ, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar është 791,123 votues, apo 39.07% nga gjithsej 2,025,105 votues me të drejtë vote.
