5‘Gratë janë të parat që duan të të fundosin’, Arjola Demiri ‘irritohet’ me ndjekësen e saj1Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!2Lufta/ Ultimatumi i Trump: Hapni Hormuzin brenda 48 orësh ose përballuni me ferrin! Irani ia kthen: Do të fundoseni!3Kur Shqipëria prodhonte veshje për Italinë, ringritja e Superfosfatit të Laçit dhe shkatërrimi i ti
Granit Xhakës i është kërkuar të vlerësojë ushqime të ndryshme nga Britania e Madhe dhe vende të tjera të botës, por vëmendjen e mori momenti kur para tij u vendosën pjata shqiptare. Në njërën nga sfidat, Xhaka u përball me një zgjedhje mes një pureje tradicionale angleze dhe ajvarit të Kosovës.
Ylli shqiptar i futbollit, Granit Xhaka, ka qenë së fundmi i ftuar në kanalin e njohur në YouTube, “SportBible”, ku ka marrë pjesë në një sfidë interesante shijesh.
Atij i është kërkuar të vlerësojë ushqime të ndryshme nga Britania e Madhe dhe vende të tjera të botës, por vëmendjen e mori momenti kur para tij u vendosën pjata shqiptare. Në njërën nga sfidat, Xhaka u përball me një zgjedhje mes një pureje tradicionale angleze dhe ajvarit të Kosovës (salcë me speca të kuq).
Pa u menduar dy herë, kapiteni zgjodhi menjëherë ajvarin.
“Pa dyshim që zgjedh ajvarin,” u shpreh Xhaka. Ai shpjegoi për audiencën e huaj se ky është një ushqim që nuk mungon kurrë në tryezat shqiptare. “Në Kosovë, të gjithë e hamë për mëngjes. Ndodhet në çdo shtëpi, madje edhe unë vetë e konsumoj rregullisht në shtëpinë time,” shtoi ai.