9
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
+
Sot janë luajtur tri ndeshje të vlefshme për javën 30 të Abissnet Superiore. Partizani u mposht nga Vllaznia, Egnatia triumfoi ndaj Bylisit dhe Dinamo i tregoi forcën Elbasanit. Këto sfida kanë ndihmuar tre ekipe, me objektiva për “Final Four”.
Vllaznia kryeson sërish e vetme. Egnatia ndjek me 2 pikë më pak dhe Elbasani me 3 pikë, ndërsa Partizani i vendit të katërt qëndron 12 pikë prapa kryesuesve.
Dinamo është afruar sërish me zonën “Final Four”. Aktualisht numëron 1 pikë më pak se Partizani. Humbja e Bylisit bën që Tirana të gëzojë pikën e fituar pasi qëndron 2 pikë larg zonës së ftohtë, ndërsa edhe Vora mund të përfitojë.
Nga dje kujtojmë se Flamurtari barazoi ndaj Tiranës. Në anën tjetër, Vora do të masë forcat nesër me Teutën.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com