22
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Veterani Lloris duket se “hipnotizoi” sulmuesin e Kombëtares.
Austin FC ku bën pjesë edhe Myrto Uzuni u eliminua në play-off e Kupës MLS. Sulmuesi beratas nuk mundi të shënonte duke gabuar nga 11 metërshi. Sfida në “Q2 Stadium” u fitua 1-4 nga Los Angeles FC që avancon më tej pas dy përballjeve të fituara.
Miqtë shënuan dy gola të shpejtë me Son dhe Bouanga. Minuta e 39-të solli penalltinë e vendasve, e cila u mor përsipër nga Myrto Uzuni, i cili edhe e fitoi. Nga 11 metra largësi beratasi gaboi dhe u ndal nga francezi Hugo Lloris.
Më pas Bouanga shënoi edhe dopietën personale, ndërsa Pereira shkurtoi për të mbyllur 1-3 pjesën e parë. Austin FC u duk i pafuqishëm dhe LA shënoi edhe golin e katërt në pjesën e dytë për të kaluar në çerekfinalet e Kupës MLS.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com