‘Dardanët’ do të përballen me Sllovakinë në udhëtim, ndërsa Shqipëria do të ndeshet me Poloninë në Varshavë, teksa të dyja ndeshjet do të fillojnë në orën 20:45. Nëse fiton, Shqipëria laun sërish në udhëtim me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.
Një lajm pozitiv për Kosovën është fakti se do të mund ta njohë kundërshtarin e mundshëm në finalen e play-off-it para se të nisë ndeshja me Sllovakinë, pasi takimi Turqi – Rumani do të zhvillohet më herët, me fillim nga ora 18:00. Kjo sfidë është e vetmja që nis më herët dhe nëse të dyja kombëtaret kalojnë në finale, ato do të luajnë sërish në të njëjtën orë, sipas propozimit të UEFA-s.
Në rast se Kosova kualifikohet në finale, ajo do të presë në Prishtinë fituesin e çiftit Turqi – Rumani, ndërsa Shqipëria do të jetë përsëri mike në ndeshjen finale.
