Egnatia ka fituar 5 me 1 ndaj Bylisit duke mos treguar aspak mëshirë në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Rrogozhinasit e patën në kontroll sfidën, pasi që në minutën e pestë ishte Kane që realizoi autogol.
Kane ishte antagonisti i sfidës për Bylisin sepse u largua me karton të kuq në minutën e 16-të. Nga ai moment, sfida foli vetëm për Egnatian.
Dopieta e Bakajokos dhe golat e Jahajës dhe Buriçit vulosën fatet e takimit. Egnatia mbetet në ndjekje të kryesuesve të Elbasanit dhe Vllazninë. Në anën tjetër Bylisi në zonën e ftohtë rrezikon rënien nga kategoria.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
EGNATIA 5-1 BYLIS
5′(ag) Kane, 25′, 62′ Bakajoko, 49′ Jahaja, 84′ Buriç – 67′ Muktar
NGJARJET KRYESORE
90+2′ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Egnatias.
90′ Akordohen 2 minuta shtesë.
88′ Buriç humbet mundësinë për golin e dytë personal pas pasimit të Grudës.
86′ GOOOL! Egnatia 5-1 Bylis/ Buriç gjen golin e gjashtë të takimit. (VIDEO)
85′ Selmani ndëshkohet me karton të verdhë.
82′ Sanogo ndëshkohet me karton të verdhë te Bylisi.
76′ Selmani futet në zonë dhe godet, ndërsa Vashu e devijon. Aty ndodhet Alijev për të përfituar dhe dërgon topin në rrjetë. Anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje, VAR e konfirmon. (VIDEO)
75′ Bakajoko i lë vendin Buriç, ndërsa Selmani aktivizohet në vendin e Jahajas.
67′ GOOOL! Egnatia 4-1 Bylis/ Muktar shënon golin e nderit në Rrogozhinë. (VIDEO)
63′ Alijevi dhe Melo marrin vendin e Ndrecës dhe Ruçit.
62′ GOOOL! Egnatia 4-0 Bylis/ Përndreca shkakton penallti ndaj Fernandos. Bakajoko e merr përsipër dhe plotëson dopietën personale. (VIDEO)
56′ Përgjoni ndëshkohet me karton të verdhë te Bylisi.
49′ GOOOL! Egnatia 3-0 Bylis/ Parabolë e Ndrecës, ndërsa Jahaja merr autorësinë e golit duke e shtyrë në fund. (VIDEO)
47′ Bakajoko provon të zgjidhë gjithçka vetë. Goditja e tij përfundon jashtë.
46′ Nis pjesa e dytë. Sanogo dhe Rabiu marrin vendin e Malomos dhe Ualison te Bylisi. Nga Egnatia është Sota që i lë vendin Poçit.
45+4′ Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-0 për Egnatian.
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
42′ Pas pushimit për shkak se Ndreca po fashohej në kokë, ritmi ka rënë.
35′ Ruçi humbet rastin e artë për të trefishuar shifrat. Mesfushori i Egnatias gjen shtyllën e jashtme. (VIDEO)
30′ Muktar ndëshkohet me karton të verdhë te Bylisi.
28′ Gabon Sota në pasim, ndërsa Malomo ndodhet aty për të përfituar. Goditja e sulmuesit të Bylisit nuk është e duhura. (VIDEO)
25′ GOOOL! Egnatia 2-0 Bylis/ Aleksi gjen Jahajën, ndërsa ky i funditi asiston Bakajokon. Sulmuesi i Egnatias nuk fal në zonë. (VIDEO)
23′ Malomo provon nga jashtë zone. Bylisi tenton të barazojë.
16′ Kane largohet me karton të kuq nga Jorgji për faullin ndaj Ndrecës. Vështirësohet çdo gjë për Bylisin. (VIDEO)
9′ Goditja e Peraltës shkon jashtë. Dhe pse fitoi duelin me Ndrecën, nuk ia doli të gjuajë si duhet me kokë. (VIDEO)
5′ GOOOL! Egnatia 1-0 Bylis/ Kampionët kalojnë në avantazh. Autogol i Kanes, i cili nuk largon topin e goditur nga Bakajoko. VAR kontrolloi rastin për pozicion jashtë loje. (VIDEO).
4′ Bakajoko humbet rastin e artë për të kaluar Egnatian në avantazh. (VIDEO)
2′ Ndreca hedh një top të rrezikshëm në zonën e Bylisit, por askush nuk e mbërrin. Më pas Bakajoko dhe Gruda nuk arritën të godasin si duhet.
1′ Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
Egnatia: Dajsinani; Ndreca, Xhemajli, Sota, Fangaj, Aleksi, Jahaja, Ruçi, Fernando, Bakajoko, Gruda
Trajner: Edlir Tetova
Bylis: Vashu; Bruno, Kane, Peralta, Përndreca, Adeduro, Ajodeji, Muktar, Marku, Përgjoni, Ualison
Trajner: Mirel Josa