Lara Colturi vazhdon të shkruajë historinë e skive shqiptare. Skiatorja e talentuar është ngjitur për të tretën herë në podium, në vetëm katër garat e para të Kupës së Botës për këtë sezon, duke e kthyer Slalomin në “specialitetin” e saj.
Pas dy vendeve të dyta në Levi (Finlandë) dhe Gurgl (Austri), Colturi regjistroi një tjetër paraqitje fantastike në Malet Copper në Colorado të SHBA-së, ku u rendit e treta. Ajo përfundoi garën me kohën 1 minutë 50 sekonda e 60 të qindtat.
Përpara saj u renditën gjermania Lena Duerr me kohën 1’50”32 dhe amerikania e pandalshme Mikaela Shiffrin që mori vendin e parë me 1’48”75. Vetëm një gabim i vogël në zbritjen e dytë e pengoi Colturin të ngjitej më lart në podium.
Javën e ardhshme, Lara Colturi do të garojë në Trembland të Kanadasë, ku e presin dy prova të rëndësishme në Slalomi Gjigant dhe Slalom. Deri tani, bilanci i saj është mbresëlënës, dy vende të dyta dhe një vend i tretë në Slalom, si dhe pozicionet e shtatë dhe të 12-të në Slalom Gjigant.
Lara Colturi siguroi sot 60 pikë të tjera për klasifikimin e përgjithshëm, ku skiatorja jonë vazhdon të jetë në vendin e dytë me 278 pikë, ndërkohë që në krye është Mikaela Shiffrin me 378 pikë, ndërsa në vendin e tretë është ngjitur gjermania Lena Duerr.
Renditja finale e garës së sotme