Fidel Ylli është rizgjedhur për një mandat 4-vjeçar në krye të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Në asamblenë zgjedhore, Ylli ishte kandidat i vetëm, duke u zgjedhur president me 64 vota dhe 3 kundër, ndërsa si zëvendës i tij u zgjodh Erlind Pëllumbi, i cili mban njëkohësisht edhe postin e kreut të federatës shqiptare të volejbollit.
Para proçesit të votimit Fidel Ylli sqaroi edhe vendimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për të mos marrë pjesë ne asamble, pasi sipas këtyre të fundit KOKSH vendosi të mos shqyrtojë pikën mbi vendimin e CAS, që e konsideroi të parrgullt asamblenë e 2021 që i hapë rrugë zgjedhjet së Fidel Yllit për herë të parë në krye të KOKSH.
“Unë e kam deklaruar dhe më 29 qershor që ne njohim çdo vendim të cdo lloj gjykate. Edhe në Shqipëri, por edhe CAS-in, por vetë kjo e fundit thotë se unë nuk kam tagër për të urdhëruar KOKSH-in që të çrregjistroi asamblenë, por detyron FSHF të njohë vendim. Në bazë të ligjit CAS i Lozanës dhe CAS-i shqiptar
Ylli tha se Komiteti Ekzekutiv i KOKSH merr për bazë vendimin e gjykatës së apelit në Tiranë më 17 shkurt 2025, pas asaj të CAS-it në Lozanë, që i konsideron të rregullta zgjedhjet dhe që njeh vendime e marrë nga asambleja.
Ndër të tjera, para votimit, Fidel Ylli tha se ëndrra e tij e madhe është ndërtimi i qendrës Olimpike në Tiranë, një projekt që kushton rreth 1 miliardë dollarë dhe që mund të financohet nga vendet arabe, me të cilat do të ketë takim në muajt e ardhshëm.