Në vigjilje të ndeshjes të së dielës ndaj Egnatias, në një intervistë për “Panorama Sport” ka folur kapiteni i Teutës, Blerim Kotobelli.
Ky i fundit ka analizuar këtë takim. Kotobelli shprehet se Teuta pas një jave të mirë ndaj Tiranës do të kërkojë t’i bëjë një mbyllje të mirë sezonit. Mbrojtësi i bluve shprehet se Teuta arriti të shpëtonte falë shpirtit të garës.
Me Tiranën arritët suksesin, por patët disa probleme?
Të gjitha ndeshjet shkojnë me mendimin për të fituar. Në ato kushte, trepikëshi ishte detyrim për ne. Me Tiranën duhej të fitohej patjetër. Për mua ishte një ndeshje e mirë. Normalisht që ka gjëra që duhet të bënim më mirë. Duhet punë, harmoni dhe të luash mirë. Jemi të kënaqur se kemi marrë një rezultat pozitiv.
Teuta siguroi shpëtimin, a je i lumtur?
Jam shumë i kënaqur, luanim kundër Tiranës, që ka bërë një futboll mjaft të mirë. Fituam me lojë, zemër, dëshirë, pra, me pak fjalë në të gjitha komponentët. Çunat kanë dhënë më shumë se maksimumin në fushë dhe për këtë, unë dua t’i falënderoj të gjithë shokët për sakrificën që kanë bërë në këtë takim.
A është e motivuar skuadra për të ruajtur ecurinë e mirë dhe në 90 minutat e fundit?
Skuadra ka qenë gjithmonë shumë e motivuar, por patjetër rezultatet e mira sjellin dhe një gjendje më të mirë psikologjike. Nuk na mbetet gjë tjetër, veç duhet të vijojmë me këtë lojë të mirë dhe rezultat të mirë, duke filluar që nga ndeshja e fundit përballë Egnatias.
Çfarë ndeshjeje prisni ndaj Egnatias?
Normale që është një sfidë për t’u shijuar, por për ne është ndeshja e radhës. Pa humbur respektin për kundërshtarin, ne jemi Teuta dhe duhet t’i fitojmë ndeshjet, sepse ne kemi si synim për të fituar këtë duel dhe shpresoj që t’ia dalim mbanë.
Teuta e arriti objektin vetëm në fund. Përse ndodhi?
Qëllimi primar ishte të linim vendin e 9-të dhe më në fund ia dolëm me sukses. I morëm ndeshjet me radhë dhe morëm pikët ndaj tre rivalëve tanë: Skënderbeut, Laçit e Tiranës. Pikë këto, që na dhanë qetësinë e duhur