Kategoria e Parë do të zbresë sërish në fushë këtë fundjavë, ku do të zhvillohen ndeshjet e javës së tretë të kampionatit. Kjo javë do të ndahet në dy ditë, duke nisur me sfidat e së premtes dhe duke u mbyllur me ato të së shtunës.
Sot, më 12 shtator, gjithçka hapet nga përballja mes Kukësit dhe Lushnjës, e cila do të luhet në orën 16:00. Në mbrëmje, në orën 19:00, vëmendja zhvendoset në Korçë, ku Skënderbeu pret Ilirinë në një tjetër duel interesant.
Pjesa tjetër e ndeshjeve do të luhet të shtunën, më 13 shtator, të gjitha në orën 16:00. Pogradeci përballet me Laçin, ndërsa AF Luftëtari do të masë forcat me Burrelin. Po ashtu, Besa do të presë Apoloninë, kurse Kastrioti sfidon Korabin në një derbi të vjetër të Kategorisë së Parë.
Programi i javës së 3-të:
Kukësi – Lushnja / 12.09.2025 – 16:00
Skënderbeu – Iliria / 12.09.2025 – 19:00
Pogradeci – Laçi / 13.09.2025 – 16:00
AF Luftëtari – Burreli / 13.09.2025 – 16:00
Besa – Apolonia / 13.09.2025 – 16:00
Kastrioti – Korabi / 13.09.2025 – 16:00
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com