41
previous post
Anis Mehmeti nuk ka të ndalur në Angli. Për raundin e 18-të në Championship, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar sërish për Bristol City. Në Portsmuth, miqtë kaluan në avantazh me Anis Mehmetin pas 17 minutave lojë.
Një krosim nga e majta e sulmit prej Neto Borges, bëri që sulmuesi shqiptar të ‘përshëndeste’ rrjetën pas goditjes me kokë nga brenda zonës. Gjashtë gola për Mehmetin këtë sezon, por prej 2023 Sylvinho nuk e ka ftuar në Kombëtare.
Mehmeti ka kontratë me Bristol City deri në fundin e këtij sezoni dhe pas tij janë shumë klube, por Leicester City duket se ka shfaqur interes kohët e fundit.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com